Flash News

E-TJERA

Basha thirri Kuvendin më 18 dhjetor, Fuga: Vulosi çarjen e PD-së në dysh, është vetëvrasje politike

Basha thirri Kuvendin më 18 dhjetor, Fuga: Vulosi çarjen e

Akademiku Artan Fuga e ka quajtur ‘çarje skizofrenike të identiteti politik’, vendimin e Lulzim Bashës për të thirru një Kuvend më 18 dhjetor, pas atij të Berishës.

Në një postim në Facebook, Fuga e cilëson një gafë shekullore duke i dhënë përmasat e një ‘së keqeje’ më të madhe se djegia e mandateve.

Postimi i plotë:

Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???

Antimiting?

Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!

Cfarë monologu me vetveten.

Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.

Cfarë gafe shekullore!!!

Më keq se djegja e mandateve të deputetëve, më budallallik politik se injorimi i zgjedhjeve për bashkitë!

Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!

Hoqi me vendim vetveten!

Nuk kishte si ta bënte më keq!

E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!

 

Të fundit