Flash News

E-TJERA

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”: Qeveria s’ka dëshirë ta realizojë votën për diasporën

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes “Diaspora për

 

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj  foli për çështjen e votës së diasporës.

I ftuar në News 24, ai u shpreh se qeveria nuk ka dëshirë ta realizojë, pasi vihet re se ka një hezitim.

“Përgatitëm me ekspertët tanë ndryshimet në projektligjin për Kodi Zgjedhor dhe kemi ftuar të gjitha palët politikë, për dialog. Janë ftuar edhe organizata nga diaspora që ta çojmë përpara këtë çështje”, u shpreh ai.

Haçkaj tha se është ndjekur shembullin i Gjermanisë për votën e diasporës, duke shpjeguar se edhe Kosova ka një model shumë të mirë.

“Nëse në vitin 2023 shkelim vendimin e gjykatës dhe pranojmë që zgjedhjet të jenë antikushtetuese kur është edhe me detyrim nga BE, si mund të shkelet në ditën e sotme. Por unë them se kjo është diçka e mirë dhe një mundësi që politikanë të përmirësojnë edhe ofertat e tyre politike. Do të ketë një shtresë qytetarësh që nuk do të mund t’i shantazhojnë dhe nuk do t’i kenë ku ti kapin. Nga ana strukturore është e mundur, ne jemi bazuar tek shembulli gjerman, por kemi edhe Kosovën që ka edhe një model shumë të mirë”, shtoi ai.

Të fundit