Flash News

E-TJERA

Bashkia vendosi të shembë pallatin, gjykata “rrëzon” vendimin

Bashkia vendosi të shembë pallatin, gjykata “rrëzon”

Bashkia e Tiranës e konsideroi të pabanueshme dhe vendosi të shembë pallatin nr.146 në Kombinat, i cili pësoi dëmtime nga tërmeti i nëntorit 2019.

Pas padisë së ngritur nga banorët ndaj bashkisë Tiranë, gjykata ka vendosur pezullimimin e vendimit të bashksië për prishjen e këtij objekti deri në gjykimin e plotë të këtij objekti, raporton Ora News.

Banorët vijojnë të jetojnë normalisht aty pasi thonë se nuk ndihen të kërcënuar dhe nuk ka dëmtime serioze. Ata do të ndjekin çfarëdolloj rruge ligjore që të dalin në një konkluzion tjetër. Banorët gjithashtu thonë se ky vendim i bashkisë mund të ketë një prapavijë politike pasi kërkon lëvizjen dhe shpërnguljen e banorëve nga kjo zonë në një zonë tjetër.

Gjatë seancës gjyqësore janë vënë re disa mangësi në akt-ekspertizën e bashkisë, pasi nga i gjithë kt truall është vendosur në akt konstatimi vetëm gjysma e këtij trualli, me qëllim uljen e kosotos së riparimit. 

Të fundit