Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Kompania që nxjerr Berishën fitues, është serioze

Baton Haxhiu: Kompania që nxjerr Berishën fitues, është

Analisti Baton Haxhiu deklaroi dje në “Çim Peka LIVE’ se kompania ‘Terra World’ e cila nxori fitues kreun e PD-së Sali Berisha si më i ndjekuri në rrjete sociale, krahasuar me kryeministrin Edi Rama, është një kompani serioze.

Haxhiu theksoi se ‘Terra World’ përcakton rezultate më të mira dhe se studimet i kanë serioze.

“I njoh. Është një kompani seriozisht që din të përcaktojë. Studimet i ka serioze. Lokalizojnë, po themi, grupet në secilën se çfarë përcaktojnë dhe si janë të orientuara politikisht. Janë për rrjetet sociale, por e përcaktojnë rezultatin ndoshta më mirë”, tha Haxhiu.

Berisha kishte 57.88% të popullaritetit krahasuar me Ramën që kishte 42.12%.

Të fundit