Flash News

E-TJERA

BBC shkruan për heroin shqiptar: U hodh përmes xhamit për të ndaluar shoferin e rrezikshëm

BBC shkruan për heroin shqiptar: U hodh përmes xhamit për të

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, e cila mund të kishte rezultuar dhe fatale,ka shkruar dhe media britanike BBC.

Një mjet tip “Citroen” me targa AA 603 VL u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarët. Gjithçka ndodhi në një moment kur kishte një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh.

BBC ka shpjeguar ngjarjen ku shkruan se i riu shqiptar u hodh nga xhami i makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm.

"Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në xhamin e dritares së makinës. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar po voziste nën ndikimin e drogës,"- shkruhet ndër të tjera në artikullin e BBC-së.

Burimi: BBC

Të fundit