Flash News

E-TJERA

Begaj dekreton me propozim të Ramës lirimin dhe emërimin e ambasadorëve të të rinj të Rusisë dhe Serbisë në Shqipëri

Begaj dekreton me propozim të Ramës lirimin dhe emërimin e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1.            Lirohet z. Ilir Boçka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

2.            Lirohet z. Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

3.            Lirohet z. Arben Gazioni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

4.            Emërohet z. Genc Pecani Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

5.            Emërohet z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

6.            Emërohet z. Artur Kuko, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

7.            Emërohet z. Saimir Bala, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

8.            Emërohet  z. Arten Hanku, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

 

Të fundit