Flash News

E-TJERA

Begaj kandidat i PS për kreun e shtetit, presidenca: Do respektohet vendimi i Kuvendit, Meta bisedë telefonike me Peleshin

Begaj kandidat i PS për kreun e shtetit, presidenca: Do respektohet vendimi

Vjen reagimi i parë i presidencës pas propozimit të PS për zgjedhjen e Bajram Begajt si kandidat për kreun e ri të shtetit.

Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron për mediat se presidenti Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Po ashtu, bën me dije se për specifikat sot ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

 

Të fundit