Flash News

E-TJERA

Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara: Të përmbushim objektivat për zhvillim të qëndrueshëm

Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në një postim në facebook, Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

 “Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shkruan Begaj.

Të fundit