Flash News

E-TJERA

Begaj takohet me ambasadorin Soreca, në fokus procesi i integrimit të Shqipërisë në BE

Begaj takohet me ambasadorin Soreca, në fokus procesi i integrimit të

Presidenti Bajram Begaj, ditën e sotme është takuar me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca..

Në njoftimin e delegacionit të BE në Shqipëri, thuhet se ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

Postimi i European Union in Albania në Facebook:

Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë."

Të fundit