Flash News

E-TJERA

U raportua për eksploziv, sqaron policia: Në pakon e dyshimtë kishte një tako druri

U raportua për eksploziv, sqaron policia: Në pakon e dyshimtë

Pakoja e dyshimtë e cila u gjet në lagjen ‘1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër, Vlorë fillimisht në media u raportua se kishte brenda lëndë plasëse.

Forcat xheniere të ardhura nga Tirana kanë kryer shpërthimin e komanduar të pakos dhe rezultoi se brenda saj nuk kishte eksploziv, por një tako druri.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri", njofton Policia. 

 

 

Të fundit