Flash News

E-TJERA

Beleri: Kush janë dy ministrat dhe zyrtari i PD që më kanë vizituar në burg

Beleri: Kush janë dy ministrat dhe zyrtari i PD që më kanë

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri deklaron se gjatë qëndrimit në paraburgim e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë grekë, përfshirë 2 ministra.

Në një intervistë në Euronews Albania, Beleri thotë se nga politikanët shqiptarë ka shkuar ta vizitojë në burg, përveç Vangjel Dules së PBDNJ, vetëm sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso.

Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë. Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet.

Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.

 

 

Të fundit