Flash News

E-TJERA

‘Benzi’ përplaset me fugonin e mallrave në Fier, plagosen dy shoferët

‘Benzi’ përplaset me fugonin e mallrave në Fier, plagosen

Një aksident automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm pranë “Qafës së Koshovicës” në Fier.

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një fugon mallrash e për pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

 Dy shoferët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit. Pas ngjarjes, në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e ngjarjes.  

Të fundit