Flash News

E-TJERA

Beqaj 9 orë në SPAK, Hoxha: Pritet masa e sigurisë nëse i kanë kërkuar të mos largohet nga Shqipëria

Beqaj 9 orë në SPAK, Hoxha: Pritet masa e sigurisë nëse i

Gazetari Artan Hoxha komentoi dëshminë që ka dhënë sot në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncesionin e sterilizimit. 

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Hoxha tha se nëse brenda në seancë Beqajt i kanë thënë prokurorët ‘mos u largo nga Shqipëria’, hapi i radhës është komunikimi i masës së sigurisë.

Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku. Kjo çështje është mbajtur zvarrë kaq gjatë. Nëse Rama rrezikohet vetë, të lëshon.

Kur je në cilësinë e personit që jep dëshmi, prokurorët në fund të seancës të këshillojnë që mos u largo në këtë periudhë nga vendi.

Nëse i është thënë kjo gjë, parathënie për atë që do ndodhë më mbrapa. Kur të thuhet që s’duhet të largohesh nga teritori, hapi tjetër është komunikimi i masës së sigurisë. Këtë nuk e dimë nëse i është thënë Beqajt atje brenda.”-tha Hoxha.

 

Të fundit