Flash News

E-TJERA

Berisha akuza Ramës: Ka lobuar në BE që ta paraqesin korrupsionin si problem kulturor të shqiptarëve

Berisha akuza Ramës: Ka lobuar në BE që ta paraqesin korrupsionin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit ka lobuar në Bashkimin Europian për ta paraqitur korrupsionin si një “problem kulturor” të shqiptarëve.

“Ju jeni dëshmitarë se si, para vendimit famëzi të Edi Ramës, me 83 thikat e krimit në parlament, për të mbrojtur Balluku, reaguan jo vetëm një, por disa nga vendet kryesore të BE-së. Përveç kësaj, janë një seri dokumentash ndërkombëtare në të cilat Edi Rama stigmatizohet si autori i narkoshtetit të parë dhe si mbrojtës kryesor i korrupsionit.

Pra, sikur të mos kishim dalë ne në protesta, a nuk do të ishte kjo një argument për ato racistë që siç i dëgjove dhe ju, të lobuar dhe të paguar nga Edi Rama duhet të paraqesin korrupsion si një fenomen të geneve të shqiptarëve.

Unë e kuptoj se, protesta nuk kanë realizuar atë që protestat nuk kanë realizuar atë që do të doje ti, dhe shumica e shqiptarëve në maksimum, por asnjëherë mos harron se protestat kanë mbrojtur, nderin, dinjitetin, timin, tuajin dhe të çdo shqiptari. Dhe protestat kanë vendosur në bangon e akuzës publike ndërkombëtare, Edi Ramën kreun e organizatës kriminale dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate”, tha Berisha.

 

Të fundit