Flash News

E-TJERA

Berisha flet për tensionet në veri: Rama, ndihmës i Vuçiç që i futi thika pas shpine Kosovës

Berisha flet për tensionet në veri: Rama, ndihmës i

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku prej 5 ditësh serbët vijojnë proetstat duke kërkuar largimin e kryetarëve të sapozgjedhur në katër komuna.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka qenë gjithmonë një ndihmës i Vuçiç që i ka ngulur thika pas shpine Kosovës.

Berisha u shpreh se Albin Kurti ëhstë një kryeministër që kërkon të zabtojë ligjet e vendit të tij.

“Nacionalizimi serb ka vetëm Serbinë e madhe, nuk ka asnjë projekt tjetër. Rama ka qenë një ndihmës i shpifur i Vuçiç dhe i ka futur thika pas shpine Kosovës në cdo moment. Mos harroni fjalët e tij; kur të ketë luftë do më kërkoni për ndërmjetësim te Vuçiç.

Kurti- një kryeministër që po kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij. Jo nuk ndaj cdo qëndrim me të, por po tenson të vendosë rregull në territorin e Kosovës”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit