Flash News

E-TJERA

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, GJKKO rrëzon kërkesën

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, GJKKO rrëzon

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.

Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet ne njoftimin e gjykates.

Ndërkohë po sot, GJKKO do të  shqyrtojë kërkesën e SPAK, për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.

Të fundit