Flash News

E-TJERA

Berisha pas mbledhjes së grupit: Do shkohet drejt një proteste të përgjithshme popullore

Berisha pas mbledhjes së grupit: Do shkohet drejt një proteste të

Kryedemokrati Sali Berisha, është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes së grupit, ku tha se po shkohet drejt një situate gjithnjë e më dramatike.

“Po shkohet drejt një situatë gjithnjë e më dramatike, drejt një situatë në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim.

Protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament, do të deversifikohet, do shkohet drejt një protestë  të përgjithshme popullore” tha fillimisht Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita më 8 dhjetor, datë kur Partia Socialiste do të mbajë Kuvendin, Berisha tha se PD do të vazhdojë traditën e saj, atë të përmbysjes së diktatorëve.

“Një maskë mofioze nga Edi Rama ajo që bën ai, ndërsa partia Demokratike do të vazhdojë traditën e saj, të përmbysë diktatorin” shtoi Berisha.

Të fundit