Flash News

E-TJERA

Berisha: Ulsi Manjas pijani verën, por votën mos ia jepni

Berisha: Ulsi Manjas pijani verën, por votën mos ia jepni

Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Tiranës, Ulsi Manja ka zgjedhur shishet e verës për të "joshur" votuesit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotot, ku shfaqen shishet e verës që mbajnë ngjitur posterat e deputetit socialist.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bën një thirrje për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha iu kërkon qytetarëve që verën t'ja pijnë Ulsi Manjas, por votën mos t'ia japin.

"Vera per vota e Ulusi Manes! Ju bej thirrje te gjithe qytetareve: Veren shijojeni por voten mos ia jepni kriminelit qe do tju bleje voten per nje shishe vere." shkruan Berisha.

Të fundit