Flash News

E-TJERA

Besa Shahini njofton se do të votojë më 25 prill, tri gratë socialiste që simpatizon dhe mbështet

Besa Shahini njofton se do të votojë më 25 prill, tri gratë
Besa Shahin

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije se të dielën do të vijë në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste. Ajo thekson se pavarësisht kësaj, vijon te ketë kritika ndaj PS.

"Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende: PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë", shkruan Shahini në rrjetet sociale.

Ajo tregon se nëse nuk do të votonte në Tiranë, vota e saj do të shkonte për paraardhësen e saj në detyrë Lindita Nikollën, që sipas saj ka merita për reformën në arsim.

Ajo mbështet dhe shpreh vlerësimin edhe për dy gra të tjera të PS-së, Milva Ekonomin dhe Anila Denajn.

"Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën", shton Shahini. Kjo e fundit ka mbajtur postin e ministres së Arsimit për rreth 3 vite dhe më pas dha dorëheqjen për t'u zhvendosur te familja e saj në Kosovë.

Të fundit