Flash News

E-TJERA

Betimi i anëtarit të pestë në ‘Kushtetuese’, reagon Kim: Funksionaliteti i gjykatës deri në 31 dhjetor, brenda mundësive

Betimi i anëtarit të pestë në ‘Kushtetuese’,
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas betimit të Altin Binajt në presidencë si anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kim falënderon presidentin Meta për mundësimin e këtij zhvillimi sipas saj pozitiv, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese është brenda mundësive të bëhet funksionale deri më 31 dhjetor.

Urime Altin Binajt për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv.

Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Të fundit