Flash News

E-TJERA

“Biden po mbron narkoqeverinë e Ramës”, Ish-e dashura e McGonigal replikon me gazetaren e New York Post: Vetëm maja e ajsbergut

“Biden po mbron narkoqeverinë e Ramës”, Ish-e dashura e

Gazetarja amerikane e ‘New York Post’, Miranda Devine është përfshirë shpesh në debatin për skandalin e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Së fundmi, ajo ka postuar një shkrim të ‘Washington Examiner’ dhe shkruan se si administrata Biden mbron qeverinë Rama pas skandalit me ish-agjentin e FBI.

 “20committee raporton Charles McGonigal, si shefi i kundërzbulimit të FBI-së në NY, tronditi biznesmenët e Ballkanit për miliona, në përplasje me kryeministrin socialist të Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, administratori i Bidenit, mbron narkoshtetin e Ramës, sanksionon kundërshtarin e tij politik. Pse? ëashingtonexaminer.com shkruan se Biden përballet me një skandal të madh të politikës së jashtme, por kur janë republikanët e Kongresit...”, shkruan gazetarja e NYP.

Ky koment nuk është kaluar pa u vënë re nga ish-e dashura e McGonigal, Allison Guerriero. E njohur për denoncimet e saj karshi ish-agjentit të FBI, ajo ka replikuuar ndaj gazetares duke thënë se ajo çka shkruan artikulli është vetëm maja e ajsbergut.

Është vetëm maja e ajsbergut, Miranda, me besoni për këtë. Jam e vetmja që jetova me të për 18 muaj dhe më gënjeu duke më thënë se ishte i divorcuar, por rezultoi se nuk ishte. Thirrja ime si dëshmitare përfshin shumë më tepër se kaq”, shkruan ish e dashura e McGonigal.

“Biden po mbron narkoqeverinë e Ramës”, Ish-e dashura e

Të fundit