Flash News

E-TJERA

Bie besimi i bizneseve në Shqipëri, Enio Jaço: Pesha  e fenomeneve gërryese vijojnë të mbajnë peng vendin

Bie besimi i bizneseve në Shqipëri, Enio Jaço: Pesha  e

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Biznesit, ku Shqipëria u vlerësua me një klimë jo të mirë dhe me rënie të besimit. Ai thotë se Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer sa i përket klimës së biznesit.   

"Rënia me 0.5 pikë nga një vit më parë dhe rënia në nivelin më të ulët që në fillimin e Indexit 9 vjet më parë dëshmon peshën e fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë", thuhet në reagimin e Jaços.

Ky i fundit thekson se nuk ka kohë, duke apeluar për një nisjen e një aksioni të përbashkët. Këtu Jaço evidenton kthimin e besimit tek bizneset si dhe dialog dhe bashkëpunim konstruktiv me përgjegjësi të lartë.

Të fundit