Flash News

E-TJERA

Bie numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim, rreth 27 mijë më pak këtë vit

Bie numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në

Ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve dhe i studentëve të regjistruar në shkollë për vitin aktual akademik, 2020-2021.

Sipas të dhënave nga INSTAT këtë vit janë kryer rreth 27 mijë regjistrime më pak.  

Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin zyrtar 584.616 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.

Bie numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në

Arsimi Parauniversitar

Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin parauniversitar 460.819 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 4,4 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.

Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 71.332 fëmijë, 8,4 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 286.486 nxënës, 55,3 % në arsimin fillor dhe 44,7 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2019-20, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,8 % më pak nxënës.

Në vitin shkollor 2020-21, 91,4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 8,6 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,5 % të totalit.

Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin e mesëm 103.001 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,0 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2020-21, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 81,5 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (86,5 %).

Arsimi i lartë

Në vitin akademik 2020-21, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.797 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,0 %, krahasuar me 2019-20. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 78,7 % të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2020-21, marrin pjesë 74.821 studente femra, ose 60,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë 74.382 studentë duke shënuar një ulje prej 10,0 %, krahasuar me 2019-20.  


 

Të fundit