Flash News

E-TJERA

Bie skela e pallatit në ndërtim, plagosen dy kalimtarë babë e bijë në Tiranë

Bie skela e pallatit në ndërtim, plagosen dy kalimtarë babë

Dy kalimtarë, babë e bijë, janë plagosur teksa kalonin rrugën pasi skela e një pallati në ndërtim në Tiranë, është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se të dy kanë qenë duke kaluar kur një pjesë e skelës është shkëputur.

Incidenti ka ndodhur në një godinë banimi në ndërtim në bulevardin "Gjergj Fishta", me ndërtues shoqërinë

Leje ndërtimi "Arlis-ndertim" sh.p.k., nr. license nz. 5984/5 me projektues Studio City Project ark. Andrea Verdho, konstruktor Ing. Armeda Gramos.

Vendimi për realizimin e projektit është miratuar me vendim të kryetarit të bashkisë s-27195/8. date 12.07.2022  me drejtor teknik ing. Elton Hyska dhe mbikëqyrës Ing. Ferzilet Hajderi.

Të fundit