Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, 5 humbje jete dhe 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, 5 humbje jete dhe 139 raste

Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në vendin tonë është pesë humbje jete dhe 139 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 3457 testime. Tirana ka numrin më të lartë të infeksioneve ditore, 31 raste të reja.

Gjithashtu janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105,016, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar.

Sa i përket procesit të imunizimit, deri më sot janë vaksinuar më shumë se 383 mijë qytetarë. Shifrat me koronavirus në vendin tonë kanë ardhur në ulje prej dy javësh.

Statistika (24 Prill 2021)

Raste të reja ditore        139

Të shëruar në 24 orë      738

Të shtruar në spitale      154

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore                3457

Testime totale           624,200

Raste pozitive             130,409

Raste të shëruara        105,016

Raste Aktive                 23,021

Humbje jete                   2,372

Të fundit