Flash News

E-TJERA

Bilanci vjetor i SPAK-ut/ 69 letër-porosi nga vendet e BE-së, 1175 persona janë përgjuar në 2020

Bilanci vjetor i SPAK-ut/ 69 letër-porosi nga vendet e BE-së, 1175
Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit

SPAK ka dorëzuar në Kuvend raportin për vitin 2020, nga ku jep detaje lidhur me hetimet që ka bërë.

Gjatë një viti në SPAK, kanë mbërritur plot 69 letër-porosi, ku është kërkuar informacion për grupe kriminale shqiptare apo për persona me rrezikshmëri që e ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit.

Kërkesat më të shumta kanë qenë nga Italia, kryesisht për trafik droge. Ndërkohë SPAK ka dërguar 41 kërkesa në vendet e Bashkimit Europian.

Nga të dhënat, shqiptarët rezultojnë më problematikë për trafik dhe kultivim droge në Itali, Belgjikë dhe Holandë. SPAK bën me dije se gjatë një viti janë përgjuar 1175 persona.

Të fundit