Flash News

E-TJERA

“Binte automati”, banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri në Tiranë e kaluan natën jashtë banesave

“Binte automati”, banorët e pallatit që u përfshi nga

Banorët e pallatit që u përfshi dje nga flakët në zonën e Rrugës së Kavajës, e kanë kaluar natën jashtë.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht.

Një banor i këtij pallati duke folur për mediat u shpreh se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin dhe ka dalë menjëherë jashtë.

“Binte automati”, banorët e pallatit që u përfshi nga

 “S’e dimë ende sa dëme kemi nuk na lënë të futemi. Unë isha brenda kur mori flakë apartamenti. Filloi nga kati sipër isha i pari që kam dalë dhe pashë zjarrin. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë por zjarri u përhap shumë shpejt. Policia ndërhyri menjëherë për të nxjerrë banorët sepse as ata nuk e prisnin të bëhej kështu. Zjarri u përhap menjëherë. Unë banoj në katin e 5. Sonte do të fle te stoli”,- u shpreh banori.

4 katet e para nuk janë përfshirë nga zjarri, por dëme të mëdha ka në katet e sipërme.

“Binte automati”, banorët e pallatit që u përfshi nga

Ndërkohë, banorët rrëfyen se herë pas here kishin probleme me sistemin e elektrik, pasi binte shpesh automati.

 Sakaq, përhapja e flakëve siç duket është bërë si pasojë e sistemit kapot, që kishte një brendësi të tij një material sintetik. Vijojnë hetimet.

Të fundit