Flash News

E-TJERA

Bledar Shella zgjidhet kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave, kë zëvendëson

Bledar Shella zgjidhet kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave,

Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), ka zhvilluar sot zgjedhjet, sipas statutit, për Bordin Mbikëqyrës të AAB dhe Kryetarin e ri të Bordit.

Drejtuesi i ri i Bordit Mbikqyrës të Shoqatës së Bankave është zgjedhur Bledar Shella.

Shella zëvendëson në këtë detyrë ish-kryetarin Silvio Peddrazi.

Shoqata njofton se ka zgjedhur pesë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës, dhe kryetarin e ri të saj.

Anëtarët e zgjedhur janë:

– Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania;

– Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT);

– Maltin Korkuti,Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank;

– Dritan Mustafa , Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank;

– Bozhidar Todorov,Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Të fundit