Flash News

E-TJERA

Bllokimi i fluturimeve, kombëtarja e Futsallit nuk udhëton drejt Ukrainës

Bllokimi i fluturimeve, kombëtarja e Futsallit nuk udhëton drejt
Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia.

Shkak për këtë është bërë bllokimi i fluturimeve, pas protestës së kontrollorëve në aeroportin "Nënë Tereza". Kështu bën me dije zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas kësaj të fundit, kombëtarja duhet të ishte nisur mëngjesin e sotëm drejt Ukrainës. FSHF ka vënë menjëherë në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

Ditën e sotme do të realizohen disa udhëtime esenciale, por nuk dihet nëse mund të jetë i përfshirë edhe i kombëtares për në Ukrainë.

Të fundit