Flash News

E-TJERA

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas shkakton rritje të çmimit të biletës së transportit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas shkakton rritje të çmimit

Kaosi i krijuar në infrastrukturën rrugore ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për mijëra udhëtarë shqiptarë që lëvizin çdo ditë me linjat interurbane. Bllokimi i aksit Librazhd–Pogradec ka prekur ndjeshëm transportin ndërqytetas, duke shkaktuar jo vetëm vonesa të gjata, por edhe rritje të menjëhershme të çmimit të biletave.

Nëse më parë qytetarët paguanin 700 lekë të reja për një biletë drejt Tiranë, tashmë çmimi ka shkuar në 1000 lekë të reja. Për shumë familje, kjo rritje konsiderohet e papërballueshme, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për arsye pune, shëndeti apo studimi.

Nga ana tjetër, shoferët argumentojnë se rritja e çmimit është e detyruar nga kushtet e reja të qarkullimit.

Sipas tyre, devijimi i itinerarit ka sjellë zgjatje të konsiderueshme të kohës së udhëtimit, rritje të konsumit të karburantit dhe amortizim më të shpejtë të mjeteve.

Furgonat që lidhin juglindjen me kryeqytetin janë detyruar të ndjekin segmentin Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, një aks më i ngushtë, me shumë kthesa dhe në disa pjesë i dëmtuar. Ky devijim ka shtuar me disa orë kohëzgjatjen e udhëtimit, duke rritur ndjeshëm kostot operative për operatorët e transportit.

 

Të fundit