Flash News
Reshjet intensive të shiut dhe breshërit kanë bërë që një grup turistësh të ndërpresin ekspeditën e tyre dhe të mbeten të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa emergjencat civile në Përmet kanë vënë alarmin se rreshjet intesive mund të sjellin daljen nga shtrati të lumit të Langaricës.
Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.