Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës "shpërfill" vendimin e Kushtetueses, publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës "shpërfill" vendimin e Kushtetueses,

Bordi i Transparencës pavarsishtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar, ka publikuar këtë të enjte ndryshimet e reja të çmimeve.

Si rrjedhojë çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Kushtetuesja mori vendimin pasi shqyrtoi një padi të ngritur nga 29 deputetë të Partisë Demokratike, ku kërkohej shkrirja e Bordit, në një kohë kur struktura në fjalë ishte akuzuar për abuzime në kurriz të qytetarëve me përcaktimin e çmimeve.

Bordi komunist i qeverisë ishte kthyer në qesharak me vendimet që nuk përkonin aspak me çmimin e naftës në bursën ndërkombëtare, ku prej më shumë se dy muajsh ari i zi është shvlerësuar, me vlerën që ka rënë në “pikiatë”.

Të fundit