Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve: Sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve: Sa do shitet nafta,

Çmimi i karburanteve ka ndryshuar sërish. Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës në 243 lekë/litri, nga 252 lekë/litri që e vendosi dje.

Benzina do të shitet me 229 lekë/litri nga 241 lekë/litri që u vendos dje nga bordi, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

"Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtë vendimi", thuhet në njoftimin e bordit. 

Të fundit