Flash News

E-TJERA

Breshëria e plumbave pranë bashkisë në Shkodër, zbulohet identiteti i viktimës

Breshëria e plumbave pranë bashkisë në Shkodër,

Një person është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në mes të qytetit, në një lokal pranë godinës së bashkisë, në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se viktima është Armando Pali, i cili mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

 Mësohet se ai ka qenë në kafe me Erogen Vason, i cili dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit.

Ndërkohë, dyshohet se tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve.

Të fundit