Flash News

E-TJERA

Britania e Madhe merr vendimin: Vaksina AstraZeneca jo nën moshën 30 vjeç

Britania e Madhe merr vendimin: Vaksina AstraZeneca jo nën moshën 30

Autoritetet britanike kanë marrë vendimin që vaksina AstraZeneca  të mos u injektohet personave në moshë të rritur nën 30 vjeç, kur është e mundur, pasi mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, shkruan BBC.

Rekomandimi erdhi pasi entet rregullatore si në Britani, ashtu edhe në Bashkimin Evropian theksuan se përfitimet nga marrja e vaksinës vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut.

Megjithatë EMA nuk këshilloi kufizime të reja lidhur me moshën e atyre që duhet ta marrin vaksinës, duke ua lënë vendeve anëtare të saj të vendosin nëse do ta kufizojnë ose jo përdorimin e saj. Disa vende kanë vendosur tashmë kufizime lidhur me vaksinën. Çdo masë në këtë drejtim po vëzhgohet nga afër pasi vaksina, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se shumë të tjera, është kritike për fushatat globale të imunizimit. Ajo konsiderohet si shtyllë e programit të mbështetur nga OKB-ja, i njohur me emrin COVAX, i cili synon të furnizojë me vaksina disa nga vendet më të varfra të botës.

Të fundit