E-TJERA

Burimi: 8 pikat e denoncuara në PE shkatërruan mitin që ngriti Rama

Burimi: 8 pikat e denoncuara në PE shkatërruan mitin që ngriti

Analisti Genc Burimi komentoi seancë dëgjimore e mbajtur dje në Parlamentin Europian për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Burimi u shpreh se kryeministri sot është në pikë të hallit dhe mënyra e strukturimit të 8 pikave nga Artan Hoxha e shkatërroi mitin që ngriti ku është vetëm ai dhe askush tjetër.

"Kryeministri sot është në pikë të hallit, pra është në panik. Paniku filloi në PE në 2025 të mbahet një seminar me titullin ‘Ku është Shqipëria, midis demokracisë dhe autokracisë’. Me atë fjalim që duhet lexuar edhe nga fëmijët nëpër shkolla të Artan Hoxhës, por që është i një kalibri perëndimor ajo mënyrë strukturimi mendimi me 8 pika, që e shkatrron komplet mitin që ngriti Edi Rama në perëndim.

Miti që është vetëm ai dhe askush tjetër, që është një Shqipëri ndryshe nga fqinjët ballkanik. Një Shqipëri pa krime, një Shqipëri pa trazira dhe sot zgjohet Evropa thotë ku është Shqipëria në 2025. Me këtë vend që krimi ka kërcyer deri në grykë, ke dosje sot 4-fish më të mëdha për drejtësinë seç kishte në kohën kur udhëhiqte PD. Me këtë vend ku ke vetëm dy rrugë ose të bashkëpunojnë me krimin ose të largohen. Ishte një gjëmë politike që e bëri Edi Ramën të çmendet.” – tha Burimi. 

Të fundit