Flash News

E-TJERA

Burimi: Bashkimi Bardhi-Berisha, hap pozitiv për të zbardhur vjedhjet e 14 majit

Burimi: Bashkimi Bardhi-Berisha, hap pozitiv për të zbardhur vjedhjet

Analisti Genc Burimi komentoi bashkimin dhe uljen në një tryezë të përbashkët të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Burimi tha se ky bashkim do të ndihmonte në zbardhjen e vjedhjes së zgjedhjeve të 14 majit. Burimi shtoi se bashkimi i shërben edhe demokratëve të vërtetë.

“Për mua në radhë të parë ky parashikim ka një vlerë kardinale. Jo sepse sipas objektivit që shpallet për të shumëfishuar opozitën ndaj Ramës sepse Berisha ka një forcë  të atillë mediatike, karizmatike dhe ideologjike, mjafton ai vetëm për ta përmbushur opozitën kundër Edi Ramës, por bashkimi me Gazmend Bardhin  i sjell një ndihme të jashtëzakonshme të demokratëve të vërtetë dhe është çështja e vjedhjes së zgjedhjeve.

Deri dje mendonim se demokratët, që ndaheshin  pro ose kundër Sali Berishës, sot është një linjë tjetër demarkacioni. Linja e demarkacionit sot është ajo nëse demokratët janë të mendimit sipas Berishës dhe të besimit që zgjedhjet në Shqipëri janë vjedhur. Dhe po ta vësh re në diskursin e Lulëzim  Bashës kjo nuk del. Ai thotë ‘unë jam kundra Ramës, është hajdut’ por nuk thotë kurrë se janë vjedhur zgjedhjet. Pse? Sepse po të thotë një gjë të tillë ai çon ujë tek mulliri i Berishës", tha Burimi.

Të fundit