Flash News

E-TJERA

Bushati u përgjigjet kritikëve: 'Turpëroheni' nga posteri i Belindit, kur votoni kryeministrin që del cullak

Bushati u përgjigjet kritikëve: 'Turpëroheni' nga

Posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit me gishtin e mesit, drejtuar atyre që abuzojnë me taksat e qytetarëve në Tiranë, është bërë temë diskutimi nëpër shumë media. Kundërshtarët e tij e kanë quajtur këtë gjest të papërshtatshëm për tu bërë, aq sa e hiperbolizojnë një gjë, që në vendet e tjera është e lejuar.

Bushati u përgjigjet kritikëve: 'Turpëroheni' nga
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati u është përgjigjur kritikëve me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”. Në të duket posteri i Këlliçit, në krah me një foto të kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit shfaqet pa rroba në një plazh.

 Ai shkruan se njerëzit kanë vite që votojnë Edi Ramën që del lakuriq dhe indinjohen nga një poster me gishtin e mesit, që është një praktikë e njohur në politikën evropiane dhe amerikane, ku një ndër figurat më të njohura që e ka përdorur është ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së, Nelson Rockfeller.

POSTIMI I PLOTË:

Kane 16 vjet qe votojne me entuziazem nje njeri qe del cullak plazheve publike (dhe po te qe ky mekati i vetem mire do benin te vazhdonin ta mbeshtesnin), por "turperohen" nga nje gisht i ngritur ne nje poster



Të fundit