Flash News

E-TJERA

‘Butrinti’ shkakton debate në Kuvend/ Opozita akuza qeverisë, Maragariti dhe Rama i mohojnë

‘Butrinti’ shkakton debate në Kuvend/ Opozita akuza

Projekti i qeverisë për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrinit ka sjellë debate në Kuvend. Fillimisht ka pasur një debat mes deputetes demokrate Ina Zhupa me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Kjo e fundit nuk i pranoi akuzat, duke e quajtur Zhupën një “regjizore të humbur”. Sipas saj, deputeja duhet të ndryshojë pyetjet lidhur me këtë çështje.

Margariti: Një keqardhje dhe një kompliment, keqardhje për kohen e stërhumbur sepse pyetjet kanë marrë përgjigje dhe akoma s’ke kuptuar asgjë.

Një kompliment i madh, je një regjisore e humbur. Filmat që po trillon këto ditë në komisione, në restorante dhe vakira sot na dolën teatro, po harrove kullën.

Jam e keqardhur që vazhdojmë të kapemi, të paktën ndërro pyetjet. Fondacioni menaxhohet nga qeveria shqiptare. Këto nuk janë as skema që po shpikën dhe as që po eksperimentohen. Shyqyr që shkove tani në Butrint ta vizitoje. Në Butrintin e saj të dashur zonja Zhupa shkoi tani.

Flasim për një menaxhimet të zhdërvjelltë dhe do të sjellë më tepër investime.

Zhupa: Ne nuk jemi budallenj që lokalet, teatrot etj nuk do bëhen pa e shkatërruar Butrinit. Kur vini këtu të paktën pranoni që po e shkatërroni parkun.  E nisët me një marrëveshje te fshehte ne do të na keni përballë.

Më pas në debat u përfshi kryeministri Edi Rama me demokratin Edmond Spaho. Ky i fundit hodhi, akuza, të cilat Rama i mohoi duke sulmuar deputetin.

Rama: Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë.

Spaho: E dini ju kush është Fondacioni shqiptaro-amerikan thotë. Po e dimë shumë mirë. Është krijuar në vitin 1993. Kam qenë një prej përfaqësuesve shqiptarë në atë fondacion. Që atëherë donin ta merrnin Butrintin dhe nuk lanë asnjë gur pa lëvizur.

Rama: Në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni por fondi. Janë 2 gjëra të ndryshme. Pra ka ndryshuar trajtë. Është një fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA-ve. Ju vini këtu dhe i referoheni si të ishte ministria juaj e kulturës që e bëri disko kalanë e Lezhës. Sot shteti është në gjykata të lartë, në proces akoma, për ato diskot dhe mejhanet që ju latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni llumi. Dini vetëm të shani, të akuzoni.

 

 

Të fundit