Flash News

E-TJERA

Butrinti/ Zhupa: Nëse nuk monitorohet nga shteti tjetërsohet historia; Tare: Rrezikon të zhduket shkolla arkeologjike

Butrinti/ Zhupa: Nëse nuk monitorohet nga shteti tjetërsohet historia;

Debati për dhënien e qytetit antik të Butrintit ka shkaktuar debate në studion e ‘Politiko’ në Top News.

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një lidhje me Skype tha se pasuritë kombëtare duhet ti garantojë shteti dhe asnjëherë nuk duhet të prevalojë privati mbi projekte të tilla.

Ajo shton se pasuritë e trashëgimisë kulturore duhet të jenë të monitoruara nga shteti pasi rrezikon të tjetërsohet historia.

Duhet të zbatojmë konventat ku jemi pjesë. Pasurite kombëtare duhet ti garantojë shteti. Fondacionet kanë përfaqësim të pushtetit lokal, por në këtë rast pjesëmarrja është zero.

Asnjëherë privati nuk duhet të prevalojë mbi shtetin. Pasuritë e trashëgimisë kulturore duhet të jenë të monitoruara nga shteti se tjetërsohet historia. Mekanizmat kontrolluese duhet ti ketë shteti dhe jo privati.

Nuk kam asgjë personale me fondacionet. Butrintin duhet ta menaxhojë shteti, privati mundmonitorojë”, tha Zhupa.

Në të njëjtën linjë ishte edhe studiuesi Auron Tare, i cili tha se kjo metodologji e zgjedhur “rrezikon të zhdukë shkollën aerologjike shqiptare”.  

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik.

Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Kjo do të ishte hera e parë që në menaxhimin e qytetit antik të Butrintit do të përfshihej drejtëpërdrejt edhe një subjekt jo-publik.

 

Të fundit