Flash News

E-TJERA

Bypass-i i Vlorës, Balluku: Gjatë gërmimeve kemi zbuluar 25 shpella të fshehura

Bypass-i i Vlorës, Balluku: Gjatë gërmimeve kemi zbuluar 25

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të dielë punimet në bypass-in e Vlorës.

Gjatë vizitës në kantier, Balluku tha se punimet kanë nxjerrë në dritë 25 shpella të fshehura, një prej të cilave e ka shfaqur edhe me pamje gjatë filmimeve të punimeve.  Ministrja tha se këto shpella kanë krijuar vështirësi në punime.

"Kemi gjetur rreth 25 shpella të fshehura në formacionet që ishin llogaritur si formacione të forta të gurit gëlqeror, por ne kemi gjetur këto lloj shpellash që na kanë krijuar rrëshqitje të skarpateve dhe na kanë drenuar disi procesin. Kjo është shpella që na ka dalë papritur gjatë gërmimeve në hapjen e trasesë në km e 20-të të bypass-it të Vlorës. Është një shpellë e mirëfilltë që na kanë krijuar pengesa, por ne do t’ia dalim edhe kësaj radhe”, u shpreh Balluku.

Bypass-i i Vlorës, Balluku: Gjatë gërmimeve kemi zbuluar 25

Të fundit