Flash News

E-TJERA

Celibashi: Lidershipi politik të tregojë vetëpërmbajtje, askush nuk e di fituesin

Celibashi: Lidershipi politik të tregojë vetëpërmbajtje,
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar sërish, ku iu ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që ta ndjekin procesin në vijim në mënyrë të qetë.

Ai thekson se "askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje". Sipas Celibashit, deklaratat pa nisur ende numërimi, nuk i shërbejnë këtij procesi.

"Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent", shkruan kreu i KQZ-së, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të fundit