Flash News

E-TJERA

Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më shumë probleme se këtu

Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilrirjan Celibashi ka shpjeguar arsyet se pse akoma nuk janë ekzekutuar faturat e pagesave për DHL për shpërndarjen e zarfave të votës në diasporë.

I ftuar në Syri Tv, Celibashi tha se i kanë kërkuar DHL të sjellë dokumentacionin për të vendosur nëse KQZ do t’i paguajë detyrimet dhe se si do të shlyhen.

I pyetur nga gazetari për vjedhjen e zarfave, kreu i KQZ tha se në SHBA mund të vidhen zgjedhjet, pasi ka më shumë probleme se në Shqipëri.

Ilirjan Celibashi: Besoj, punë ditësh, ne përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokumentacionit. Së fundmi i bëmë një kërkesë që besoj se jeni njohur, sepse e gjithë korrespondenca e KQZ me të tretë është publike. Jemi i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë dhe në dijeninë time edhe më gjerë ku protokolli është publik i gjithi, konsultohet në kohë reale në faqen e internetit të KQZ dhe po thoja që mund të jeni në dijeni të komunikimit të fundit me DHL ku i kemi kërkuar që të sjellë dokumentacionin ashtu si do të duhet që ne të vendosim nëse do ti paguajmë të gjitha detyrimet, do paguajmë një pjesë, apo s’do paguajmë fare.
 
Flavio Qarri: Nëse ju vendosni për të mos i paguar fare, çfarë ndodh me votat dhe me ndikimin që kanë patur ato vota në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
 
Ilirjan Celibashi: Nuk është kaq e thjeshtë kjo gjë, sepse flasim për vullnet të qytetarëve se kush do ti qeverisë ata.
 
Flavio Qarri: Me zarfe janë vjedhur zgjedhjet në Amerikë e jo më në Shqipëri.
 
Ilirjan Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen, dhe në Amerikë kë më shumë probleme se këtu për disa aspekte. Sikurse është model për shumë gjëra të tjera që duhet ndjekur.

Të fundit