Flash News

E-TJERA

Celibashi nxjerr shifrat, sa të rinj votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit

Celibashi nxjerr shifrat, sa të rinj votojnë për herë

107024 të rinj votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë shifër e ka bërë me dije kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në rrjetet sociale.

"107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në #25prill2021. KQZ mbështet @COE_Tirana dhe @SHSHSP në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë." shkruan Celibashi në Twitter.

Shpesh herë ambasadorët e huaj në Tiranë, por dhe organizata të ndryshme iu kanë bërë thirrje qytetarëve për t'iu drejtuar kutive të votimit më 25 prill dhe për të zgjedhur kandidatë me integritet.

Të fundit