Flash News

E-TJERA

Celibashi qetëson kandidatët: S’do lejojmë transferimin e votave nga një kandidat në tjetrin. Kemi pamjet filmike

Celibashi qetëson kandidatët: S’do lejojmë transferimin e

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje për median ua bën të qartë kandidatëve për depuetë se nuk do të lejohet transferimi i votave nga një kandidat te tjetri, në mënyrë që të sigurojnë mandatin. kështuqë ata të ndihen të qetë pasi kanë pajmet filmike dhe nuk mund të manipulohen votat.

 “Kemi dërguar komisonerë të cilët kanë komunikuar me anëtarë të KZAZ për mënyrën e vlerësimit të fletëve të votimit. Gjej rastin të rikonfimroj që s’do lejojmë trasferimin nga një kadidatë në një kandidatt tjetër. KQZ ka të gjitha pamjet, kështu që kandidatët të ndihen të qetë”, tha ai.

Gjithashtu, Celibashi konfirmoi kërkesat nga PD, LSI dhe Policia për administrimin e pamjeve filmike të qendrave të numërimit.

“Ka pasur disa kërkesa për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit, ka kërkuar Komisariati i Policisë nr.1, nr.2, PD, LSI. Jemi në proces vlerësimi të këtyre kërkesave. Ka kërkuar dhe kandidati Asllan Dogjani”, u përgjigj Celibashi.

Më tej pasqyroi shifrat e pjesëmarrjes së burrave dhe grave në zgjedhje.

“46.32% pjesëmarrja totale në zgjedhje, nga këto 47.06% është pjesëmarrja e grave dhe 52.34% janë burra”, tha më tej ai.

Të fundit