Flash News

E-TJERA

Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, ai i kandidatëve fitues për 1 javë; si do të procedohet nëse pajisja pëson defekt

Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, ai i kandidatëve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike dhe nga sa mandate kanë fituar do të dalë brenda 48 orëve. Sa i përket kandidatëve fitues, ai shtoi se të dalin rreth një javë më pas.

"Procesi i rezultatit është e përcaktuar në kodin zgjedhor, brenda 48 orëve të kemi rezultatin për subjekte zgjedhore dhe numrin e mandateve për çdo subjekt zgjedhor. Procesi për kandidatë fitues do të marrë edhe rreth 6 ditë deri në një javë. I gjithë procesi i vlerësimit të fletëve të votimit do të filmohet", tha Celibashi.

Ky i fundit tregoi se si do të procedohet, nëse pajisja e identifikimit biometrik pëson defekt. Ai tha për 'Report Tv' se pajisja do të zëvendësohet për 1-2 orë, edhe në zonat më të thella. Celibashi u shpreh se nëse kjo nuk do të mundësohet për arsye të ndryshme, atëherë votimi do të vijojë në mënyrë manuale.

"Lidhur me pajisjen e identifikimit biometrik, KQZ ka marrë masat se në rastin kur pajisja do të ketë defekt do të zëvendësohet në një kohë jo më të gjatë se 1 apo 2 orë. Për aq kohë sa do të zëvendësohet kjo pajisje, procesi i votimit aty do të pezullohet, por jo më shumë se 2 orë. Dhe për shumë arsye që nuk do të mund të zëvendësohet pajisja, procesi do të vijoj manualisht", tha Celibashi.

Të fundit