Flash News

E-TJERA

Censusi/ Gazetari: Unë nuk do përgjigjem për fenë time, mund të sjellë ndikim negativ

Censusi/ Gazetari: Unë nuk do përgjigjem për fenë time, mund

Të dhënat që do të publikohen në censusin e popullsisë dhe banesave ka ngjallur shumë debate.

Gazetari Mentor Kikia tha për Euronews Albania se ai vetë nuk do i përgjigjet pyetjes së censusit për fenë e tij, kjo pasi ai mendon se kjo është një çështje krejtësisht personale dhe se mund të ndikojë negativisht në harmoninë fetare në vendin tonë.

Ka ndodhur një gjë, shqiptarët, një nga gjërat që kanë trumbetuar fort dhe me krenari ka qenë bashkëjetesa fetare, brenda një familje burri ka qenë mysliman, gruaja katolike apo ortodoke. Kanëq qenë raste shumë të izoluara ata që refuzonin të bënin krushqi apo të vendosin raporte njerëzore për shkak të fesë.

Në momentin kur futet feja, besoj se kjo do fillojë të fusë një garë mes komuniteteve myslimane për të treguar se kush është dominant. Shqipëria historikisht njihet si një shtet me shumicë mysliman. Unë personalisht jam mysliman por nuk kam shkuar asnjëherë në xhami e as në kishë. Unë do ta refuzoj ta plotësoj pyetësorin për çështjen e fesë. Unë mendoj se ajo është një çështje krejtësisht personale që nuk është se i intereson shtetit dhe mund të çoj në gërryerjen e  kësaj bashkëjetese paqësore”,-tha Mentor Kikia.

 

Të fundit