Flash News

E-TJERA

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të PD-së në Fier, Luan Baçi tregon bisedën e fundit me të

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të PD-së në Fier, Luan

Kryetari i grup seksionit të Partrisë Demokratike në Fier, Flamur Agalliu ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije, kandidati për deputet i PD-së në këtë qark, Luan Baçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Agalliu ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital, por nuk ka arritur ta mposhtë dot virusin. 

Baçi ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Flamur Agalliut, ku tregon dhe bisedën e fundit me të.  

"Nuk do ta harroj komunikimin e fundit me ty, Flamuri i PD në Kraps dhe në Fier, miku im i mire, komunikim nga spitali, me zërin e ulët dhe pa fuqi nga virusi Covid-19, në vend që të kërkoje ndihmë, më pyete për fushatën!" shkruan LUan Baçi.

Postimi i plotë:

Lamtumire Flamuri yne!
Mule i Partise Demokratike, ne Kraps dhe ne Fier!
Mulja i PD, keshtu te flisnim, miku im!
Nuk dua ta besoj, qe ike pergjithmon MULE!
I kam syte me lot, tani qe po shkruaj, per ty!
Komunikonim shpesh, per seksionin qe drejtoje, per Grup seksionin dhe Degen e PD!
Ishe i pa lodhur, i pa epur, i vendosur, plot shprese dhe besim, per jeten dhe fitoren!
Ishe i qarte ne qendrim, i kthjellet, ne mendim, besnik dhe mik i rralle.
Nuk ndalove asnje moment, duke punuar dhe ndihmuar!
Me vjen keq Flamur, jam shume i trishtuar, per ty mik i demokrateve Fierak dhe shume mik i imi!
Nuk do ta harroj komunikimin e fundit me ty, Flamuri i PD ne Kraps dhe ne Fier, miku im i mire, komunikim nga Spitali, me zerin e ulet dhe pa fuqi nga virusi Covid-19, ne vend qe te kerkoje ndihme, me pyete per fushaten!
Ti e dije, ishe i sigurt se une ndiqja ne çdo moment ecurine tuaj!
Falenderoj pa mas, Doktor Profesor Tritan Shehun, qe ishte ne kontakt te perhershem, me mjeket, por nuk arrijtem te te mbanim afer Flamuri yne!
Lamtumir Mule, lamtumir baba shembullor, bashkeshort korrekt, gjysh i dashur, njeri i mire, mik i rrall!Ne Vreshtas ku banoret denoncojne braktisjen nga qeveria Rama. Votues te majte e te zhgenjyer presin ndryshimin dhe kerkojne ndryshimin ne 25 prill. Shqiperia fiton, Fieri fiton
Do te ngelesh i pa harruar per ne, do te kujtojme gjithemon!
Qofsh i parajses mik im Flamur Agalliu!

Të fundit