Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit, Eduart Ndocaj

Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit, Eduart Ndocaj
Babai i ish-deputetit Eduard Ndocaj, Mark Ndocaj

Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka humbur babanë e tij, Mark Ndocaj. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj", shkruan ai.

Mediat raportojnë se 73-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin.

Të fundit