Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra, ç’shkruante pak ditë më parë në rrjetet sociale

Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra,

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur në Shkodër, Anila Dushi.

E infektuar prej ditësh, 54-vjeçarja nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i saj, Ardi Hoti, i cili shkruan: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare.

Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.

Ndërkohë, vetë Dushi pak ditë më parë, në 4 prill, në profilin e saj në Facebook shkruante se Covid ishte një tmerr,

Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr”.

Dushi kishte një karrierë të pasur, e angazhuar në Shkodër në mediat lokale, por edhe në ato kombëtare.

 

 

Të fundit